Shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptarë (VIDEO-FOTO)

Operacioni ‘Besa 2018’ është fryt i një hetimi të gjatë të nisur në mars të dy viteve më parë, por vetëm dje, që në orët e para të mëngjesit, 100 agjentë dhe njësi qensh anti-drogë të GDF hynë në lojë duke ekzekutuar urdhër-arrestet dhe kontrollet e anëtarëve të bandës, në pjesën më të madhe shqiptarë, aktivë edhe në Veneto dhe ‘padrone’ e tregut të drogës në provincën e Bolzanos.

Gjykata e Trentos ka vendosur 25 masa arresti me burg, 22 nga prej të cilave në territorin italian, ndërsa tre të tjerat janë në Shqipëri, Hungari e Turqi, falë mandateve evropiane. Këtyre iu shtohen edhe 12 arrestime të personave të kapur në flagrancë gjatë hetimeve.

Hetimet nisën në mars 2018 kur monitorimi i disa shtetasve shqiptarë me precedentë penalë për shitje droge në Bolzano çoi në zbulimin e një rrjeti të madh të trafikut.

Grupi kriminal përbëhej kryesisht nga subjekte me origjinë shqiptare, çka ishte edhe arsyeja për pagëzimin me emrin e koduar në gjuhën shqipe Besa. Gjatë dy viteve, 12 persona, ndër ta 8 shqiptarë, u arrestuan në flagrancë, ndërsa 6 të tjerë (dy shqiptarë) janë denoncuar në gjendje të lirë.

SHKARKO APP