Shkatërrohet banda greko-shqiptare e kokainës, mes të arrestuarve edhe dy policë

Një organizatë kriminale greko-shqiptare është goditur dhe shkatërruar nga autoritetet helene.

Grupi ishte i specializuar në shitjen e lëndëve narkotike, dhe në mesin e të arrestuarve janë edhe dy policë.

Në total janë 9 të prangosur, dy u shpallën në kërkim, mes tyre një shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banda ishte e vendosur në Athinë, por edhe në zonat e Trikalas dhe Grevena. Anëtarët e saj tregtonin drogë në Attica dhe në Greqinë veriore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat greke, duke cituar burime policore, informojnë se në rrjet janë të përfshirë një oficer i sigurisë që shërben në Athinë dhe një oficer policie nga rajoni i Grevenas.

Banda qarkullonte sasi të kokainës dhe substancave të tjera narkotike dhe përbëhej nga grekë dhe shqiptarë.

Informacionet paraprake tregojnë se oficerët e policisë luajtën një rol qendror në organizatë. Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lëndë narkotike dhe armë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?