Shkatërrohet banda italo-shqiptare, trafikonin kokainë dhe marijuanë. 13 të arrestuar

Policia italiane ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare të trafikut të drogës. Në pranga janë vënë 13 persona, mes të cilëve 8 shqiptarë dhe 5 italianë.

Operacioni antidrogë u zhvillua nga karabinierët e Ascolit, ndërsa të arrestuarit akuzohen për administrim të trafikut të marijuanës dhe kokainës.

Sipas mediave italiane, masat e arrestit janë rezultat i një hetimi që zgjati disa muaj, i cili provoi ekzistencën e një rrjeti të trafikut të drogës mes Ascolit dhe Fermanas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?