Shkatërrohet banda kriminale e trafikut të drogës në Greqi, mes tyre dhe një shqiptar

Photo: onlarissa.gr

Autoritete greke kanë shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës. Nga ky operacion janë arrestuar 7 anëtarë të bandës, mes tyre një shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se nga banda operonte Selanik, Athinë, Magnisia, dhe në Volos dhe se policia ka qenë në ndjekje të tyre që prej fillimit të muajit mars.

Gjatë kontrollit policor në ambientin ku qëndronte banda, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 9 kg heroinë, ku një pjesë e tyre ishte e fshehur në pjesë makinash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu u sekuestruan dy pistoleta, gëzhoja, pajisje laboratorike të kultivimit të kanabisit, materiale formulimi dhe paketimi droge, një shumë parash dhe 4 celularë të përdorur për negociatat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?