Shkatërrohet banda shqiptare e drogës dhe prostitucionit në Itali, në pranga 8 shqiptarë

Bien në pranga 8 shqiptarë në Itali të cilët akuzohen për trafikimt droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Mediat italiane shkruajnë se banda shqiptare e ushtronte aktivitetin në brendësi të Milanos dhe shesheve të Monzës.

Arrestimi i tyre u krye nga policia e Milanos në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia gjithashtu ka sekuestruar pasuri të paligjshme, sipas urdhërit të gjykatës, duke vënë nën sekuestro një apartament, dy llogari rrjedhëse dhe dy makina në pronësi të të dyshuarve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimi për shqiptarët kishte nisur që në vitin 2017.

Grupi ishte i mirëorganizuar dhe vepronte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe në atë të prostitucionit.

Mësohet se shqiptarët kishin lidhje familjare dhe ishin me origjinë nga qyteti i Lezhës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?