Shkatërrohet banda shqiptare në Francë, 17 të arrestuar për drogë dhe trafikimi të qenieve njerëzore

17 anëtarë të një organizate kriminale shqiptare, përfshirë 16 burra dhe një grua, të moshës 19 deri në 57 vjeç, u arrestuan në 29 dhe 30 Mars në Ille-et-Vilaine dhe në Alpes-Detare, njofton prokurori publik nga Rennes, Francë, Philippe Astruc, në një njoftim për shtyp mbajtur mbrëmjen e djeshme. Në fund të hetimeve, u kapën lëndë narkotike, mjete prerëse, para dhe katër armë zjarri.

Dy vjet pas hapjes së një hetimi paraprak për veprimet e “trafikimit të narkotikëve, trafikimit të qenieve njerëzore në një bandë të organizuar dhe shoqatë kriminale”, grupi sapo është shpërbërë. Në krye të këtij rrjeti, ishte një shqiptar 45-vjeçar, i njohur për drejtësinë vendase. Sipas informacioneve ai ishte dënuar dy herë për trafikim lëndësh narkotike.

SHKARKO APP