Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e trafikut të kokainës

Policia italiane bën me dije se ka shkatërruar një grupim kriminal shqiptaro-italian të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Akuzat me të cilat përballen të akuzuarit janë prodhimi, trafikimi dhe posedimi i drogës;, krijimi i një shoqate me synim të trafikut të lëndëve narkotike, rrëmbim për pagesë, plagosje e rëndë, mbajtje pa leje e armëve dhe grabitje.

Hetimet e kryera nga ana e karabinierëve në Viterbo datojnë në shtator të vitit 2015, kur një shtetas i Maqedonisë Veriore kishte denoncuar në polici se kishte qenë viktimë e një rrahjeje të dhunshme, ishte rrahur e grabitur nga disa persona. Ai kishte deklaruar përpara karabinierëve se një grup shqiptarësh, ku merrte drogën pasi ishte konsumator, e kishin marrë përmes mashtrimit në një zonë periferike, e kishin rrahur egërsisht për ta detyruar atë të jepte një borxh që kishte për drogën e marrë, raportojnë mediat italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që në atë kohë, Prokuroria e Romës ka nisur hetimet dhe ka gjetur se në kryeqytet ekziston një bandë shqiptaro-italiane e trafikut të drogës. Grupi përbëhej kryesisht nga qytetarë të parregullt shqiptarë. Kriminelët importuan kokainë nga Belgjika për ta dërguar atë në Viterbo dhe në disa zona si Canepina dhe Vignanello.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të arrestuarit e operacionit janë:

B. Sh., i njohur si Bledi 44 vjeç rezulton se ka qenë ndër personat që drejtonin bandën. Shtëmbari kishte trafikuar drogë nga Belgjika në Itali.

A. Ç., një shtetas shqiptar 44 vjeç një shtetas i parregullt në territorin kombëtar, u mor në paraburgim. Ai në organizatë kishte rolin e pjesëmarrësit, që merrej me shitje me pagesë.

Të arrestuar përfunduan edhe shtetasit italianë Angelica CAZZATO, Domenico PENNACCHIETTI, Massimiliano PETRUCCI.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?