Shkatërrohet grupi i prostitucionit në Spanjë, dyshohet se ka shqiptarë të arrestuar

Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet kriminal që operonte në fushën e prostitucionit, duke arrestuar 15 persona.

Mediat vendase bëjnë me dije se ndërsa gjatë kontrolleve, autoritetet kanë liruar edhe 5 gra, të cilat detyroheshin të prostituonin në disa zona në shtetin spanjoll.

Ende nuk ka detaje të reja në lidhje me identitetin e të arrestuarve, por hetimet mësohet se operacioni ësthë bërë në bashkëpunim me INTERPOL.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë,  personat e rrezikshëm u kapën në Las Palmas de Gran Canaria, Palma de Mallorca dhe Alicante dhe 5 gratë të cilat mbaheshin nën presion ishin të detyruara të paguanin një shumë 35 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gratë arritën të liroheshin dhe grupi kriminal mori goditje të fuqishme. Në total janë kryer 536 operacione për të çrrënjosur shfrytëzimin seksual, ndërsa në  pranga kanë përfunduar  1,219 njerëz, kryesisht persona  nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina.

Gjithashtu nga operacionet e kryera është bërë i mundur  lirimi i rreth 290 viktimave, të cilët shfrytëzoheshin për qëllime seksuale nga ky grup i rrerzikshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?