Shkatërrohet grupi italo-shqiptar, kapen 43 kg kokainë mijëra euro cash

Operacioni i koduar “Bellezza” (Bukuria) i policisë finaciare italiane ka çuar në sekuestrimin e rreth 43 kg kokainë e të 233.950 mijë euro cash.

Në pranga janë vënë 8 trafikantë droge, 7 shqiptarë dhe 1 italian, të gjithë banues në rajonin e Lombardisë.

Hetimet kanë nisur pas arrestimit të pak kohëve më parë të 7 trafikantëve droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjimet telefonike e ambientale zbardhën se ky grup trafikantësh tranpsortonte kokainë nga Europa Veriore drejt Italisë Droga trafikohej në të gjithë territorin e rajonit të Lombardisë e në krye të këtij grupi kriminal qëndonte një shqiptar banues në komunën Cassano Magnago i papunë, i cili mbante kontaktet me furnizuesit e kokainës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kokainë transportohej me anë të automjeteve të modifikuara me funde të dyfishta. Sapo mbërrinte në territorin italian droga magazinohej në një banesë në komunën Castiglione Olona.

Në banesën e dy vëllezërve shqiptarë në komunën Inverigo të Komos, financ italiane ka sekuestruar dhe 233.950 mijë euro cash.

Nën sekuestrim janë vënë dhe 3 automjete të përdorura për trafikimin e kokainës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?