Shkatërrohet grupi kriminal i drogës në Shkodër, si ranë në pranga 4 trafikantët. Çfarë iu sekuestrua
Shkatërrohet një grup kriminal i trafikut të drogës në Shkodër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ranë 4 persona. Në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeta” u arrestuan shtetasit me inicialet Halis Uraj, 30 vjeç, banues në Shkodër, Mustafa Uraj 26 vjeç, Arjan Uraj, 36 vjeç dhe M. U., 72 vjeç, banues ne fshatin Mes të Shkodrës.
Këta shtetas janë kapur gjatë operacionit, në Postribë, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.
Gjatë operacionit forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
14 litra vaj hashashi; 65.6 gramë lëndë narkotike në formë çokollate; Një armë gjahu, një sasi fishekësh, një sasi parash, 6 aparate celulare dhe 1 automjet. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.