Shkatërrohet grupi kriminal i kokainës, 9 të arrestuar, mes tyre shqiptarë

DEA Amerikane, Interpoli, Guardia Civile spanjolle dhe Policia portugeze shkatërruan një grup kriminal përgjegjës për dy ngarkesa të mëdha me drogë.

Operacioni filloi në Prill, me sekuestrimin e 1600 kilogramëve kokainë në Peniche.

Nga operacioni janë arrestuar disa persona pjesëtarë të grupit si: shqiptarë, italianë, kolumbianë dhe portugeze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas informacioneve, Policia ka bastisur dy vende ku janë arrestuar nëntë persona, përfshirë disa portugeze, që dyshohet se janë përgjegjës për një nga rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të trafikut të kokainës që përdor Gadishullin Iberik si një portë për në Evropë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimi filloi në vitin 2022, me kapjen e tre tonëve kokainë që udhëtonte në bordin e një anijeje me flamur afrikan, përgjatë ishujve Kanarie, e cila do të kishte si destinacion Galizan dhe Portugalinë.

Më vonë, në prill të këtij viti, u kap një skaf dhe 1600 kilogramë kokainë. Autoritetet në këtë rast zbuluan trupin e një peshkatari portugez, me dyshimin se ka qenë viktimë e helikave të skafit.

Disa nga të arrestuarit janë anëtaret të klanit Piturros (galician), Kartelit Ballkanik (mafia e njohur shqiptare), Ndrangheta (mafia kalabreze, nga italia) dhe një kartel i njohur kolumbian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?