Shkatërrohet një grup i trafikimit të armëve në Shijak: Policia arreston 8 persona

Forcat e policisë gjatë një operacioni të realizuar mbrëmjen e sotme kanë finalizuar me sukses sekuestrimin e një arsenali armësh luftarake, ndërsa ka vënë në pranga 8 persona, pjesë e grupit që trafikonte armë luftarake.

Të arrestuarit

1.Sami Mema 44 vjeç banues në Shijak
2.Artan Aruçi 44 vjeç banues në Shijak
3.Alban Mançja 29 vjeç banues në Durrës
4.Hergi Buli 18 vjeç banues në Shijak
5.Festim Mema 19 vjeç banues në Shijak
6.Shkëlqim Varaku 44 vjeç banues në Shijak
7.Çlirim Xhaja 39 vjeç banues në Tiranë
8.Ervin Xhaja 28 vjeç banues në Tiranë

Operacioni u finalizua me sukses nga Njësia e Posaçme Operacionale në DPPSH, ndërsa mësohet se policia sekuestroi automatikë, pistoleta dhe fishekë, perkatesisht:

6 armë zjarri automatike tip kallashnikov
1 pistoletë TT
3 pistoleta tip miniblou
1 automatik tip skorpions me silenciator
5 granata
2 armë gjahu tip shotgan si dhe një sasi e konsiderueshme fitili zjarrëpërcjellës dhe municione

Në daljen për median, drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, tha se blutë kanë shpallutr në kërkim katër shtetas të tjerë si bashkëpunëtorë të të arrestuarve në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve dhe municioneve.

Sipas Çipës, hetimi dhe goditja e këtij grupi kriminal është bërë duke aplikuar metodat e specilaizuara të hetimit.

Nga të dhënat e administruara ky grup kriminal dyshohet se mund të ketë trafikuar armë dhe municione luftarake me destinacion final Sirinë.

“Aktualisht po punohet me Prokurorinë për Krime të Rënda për hetimin e mëtejshëm të veprimtarisë kriminale të këtij grupi kriminal për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve””përfundoi Çipa.

SHKARKO APP