Shkatërrohet organizata kriminale e trafikut të drogës

Policia italiane e Bergamos në bashkëpunim me atë të Breshës ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion antidrogë, që ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Në pranga janë vënë 9 italianë e shqiptarë të akuzuar per trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Gjatë operacionit janë sekuestruar 12,5 kg heroinë, 1 kg kokainë, 10 kg marijuanë e 70 mijë euro cash.

Ky grup kriminal furnizonte me drogë të gjithë provincën e Bergamos. Në komunën Odio Sotto policia italiane ka sekuestruar një rafineri të vertetë përpunimi e konfeksionimi të dozave të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?