Shkatërrohet rrjeti që falsifikonin teste për Covid-19, në pranga edhe 2 mjekë

Në një kohë që pandemia është në mesin tonë, shfytëzuesit janë në terren. Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e 10 personave, mes tyre dhe 2 mjekëve, njëri prej të cilëve punon në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Të ndaluarit akuzohet se shisnin teste për Covid-19 të falsifikuar. Deri tani mësohet se në pranga kanë rënë falsifikator, disa punonjës të agjencive turistike me të cilat bashkëpunohej për falsifikimin e testeve dhe dy mjekët.

Hetimet kanë nisur, pasi një qytetar kishte blerë testin e falsifikuar, por më pas kërkoi që të ndryshonte të dhënat e tij, duke pretenduar se ato ishin gabim. Deri tani mësohet se testi i falsifikuar shitej nga 35 deri në 40 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?