Shkelën kohën televizive për fushatën, KQZ vë gjoba për 7 televizione
Komisioni Qendror Zgjedhor ka penalizuar me gjoba mediat që kanë shkelur kohën televizive kushtuar subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 14 majit. “Shijak Tv” është gjobitur me 40 000 lekë për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar televizive për njërin nga subjektet zgjedhore. KQZ ka vendosur dhe gjobë 5 000 lekë për 6 televizione të tjera, të cilat janë vlerësuar në probleme me kohën televizive.
”Masë administrative me gjobë për 5 mijë lekë për mediat, Skan Gold tv, Channel 7, Tv 1 channel, Claudiana, dhe Saranda tv. Urdhërohen të gjitha OSHMA të bëjnë kompensimin e kohës me edicionet informative për efekt balancimi. Për TV vijuese urdhërohet ndërprerja e transmetimit të reklamamve politike, jashtë orarit të lejuar bëhet fjalë për “Shijak Tv”, Fax News, Syri Tv, Klan Plus, Vizion Plus dhe TV Bulqiza. OSHMA-ve thirrje për respektimin e barazisë gjinore”,- tha Celibashi.
KQZ-ja vendosi të dërgojë në KAS për sanksionim me gjobë edhe dy kryetarë Bashkish, Gledian Llatjan e Elbasanit, ndaj të cilit ishin bërë katër denoncime dhe kryetarin e Bashkisë së Belshit, Arif Tafani