Shkelën rregullat e qarkullimit, policia ndëshkon me gjoba shoferët, heq 105 patenta

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 105 leje drejtimi për të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit. Mësohet se nga këto leje, 79 për shpejtësi tej normave të lejuar dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

6 drejtues mjetesh në pranga, nga këta 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe tre për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

1689 masa administrative për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e larguara e manovra të rrezikshme në rrugë, shkelje të semaforit, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

“Policia Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të automjeteve që të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskat mbrojtëse, pasi do jenë në fokusin e kontrolleve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, me të gjitha mjetet logjistike që ajo ka në dispozicion.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe ciklistet, por dhe këmbësorët duhet të tregojnë kujdes maksimal përgjatë fundjavës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi trafiku në shumë akse rrugore do jetë i ngarkuar për shkak të festës dhe të lëvizjeve nga Tirana në drejtim të zonave të tjera të vendit.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike🚑
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔”, thuhet ne njoftimin e policisë.

SHKARKO APP