Shkelën vetëkarantinimin e detyrueshëm, 700 mijë lekë gjobë për 3 shtetas

3 shtetas në Krujë të cilët nuk u gjetën në banesë gjatë kontrollit janë ndëshkuar me gjobë prej 700 mijë lekësh për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm.

Po gjatë kontrolleve ndëshkohen me masë administrative 5 administratorë lokalesh, për hapje të lokaleve në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu vihet në pranga një drejtues mjeti, për qarkullim pa autorizim dhe në gjendje të dehur.

Njoftim/ Krujë

Ndëshkohen me masë administrative 700.000 lekë, për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm, 3 shtetas të cilët nuk u gjetën në banesë gjatë kontrollit.

Po gjatë kontrolleve ndëshkohen me masë administrative 5 administratorë lokalesh, për hapje të lokaleve në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu vihet në pranga një drejtues mjeti, për qarkullim pa autorizim dhe në gjendje të dehur.

Në vijim të angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, strukturat e Policisë së Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar kontrollet për personat të cilët duhet të zbatonin urdhrin për vetëkarantinim.

Në kuadër të Aktit Normativ neni 3, pika 4/c, janë vendosur masat administrative për shtetasit:

-Sh. P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë;
-O. H., 28 vjeç, banues në Borizanë;
-A. B., 41 vjeç, banues në Borizanë;

Këtyre shtetasve, punonjës në një fasoneri në Krujë, e cila është mbyllur me datë 15.04.2020, iu është thënë të vetëkarantinohen, por ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tyre dhe janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në Krujë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 subjekte (lokale) të hapura, ndaj të cilëve është marrë masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Z., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 8, Durrës, duke lëvizur me mjetin tip “Volkswagen” pa autorizimin përkatës dhe në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.

SHKARKO APP