Shkelet shtetrrethimi? Në Astir duket se emergjenca për COVID-19 ka përfunduar…trafik i rënduar nga makinat private, shumë pak me logo (VIDEO)

Një pamje e frikshme vjen nga zona e Astirit, ku duket se emergjenca për koronavirusin ka përfunduar dhe njerëzit i janë rikthyer jetës normale.

Ndonëse Shqipëria ka një bilanc që dita- dita sa vjen edhe rëndohet, duket se ndërgjegjësimi i qytetarëve sa vjen dhe shuhet. Kjo zonë ka qenë një nga pikat më problematike, me trafik të rënduar çdo ditë, por e njëjta panoramë ofrohet edhe në këto ditë shtetrrethimi. Trafiku është krijuar më së shumti nga makinat private, të pakta janë në qarkullim ato me logo.

E njëjta situatë është e përditshme. Ditën e djeshme, rreth orës 12:50, teksa po afrohej ora 13:00, pati një trafik të rënduar në po të njëjtën zonë. Referuar Aktit Normativ të qeverisë, makinat private, pas marrjes së autorizimit kanë dy fasha orari kur mund të lejohen të lëvizin; në orën 05:00-08:00 dhe 16:00-17:00, orare që përkojnë me fillimin dhe përfundimin e punës, por duket se një numër shumë i madh personash ka marrë një leje, edhe pse shumica e bizneseve, përveç atyre esenciale, janë mbyllur.

Report TV - Në Astir duket se emergjenca ka përfunduar...trafik i rënduar

/Shqiptarja.com

SHKARKO APP