Shkeli urdhrin e mbrojtjes, në pranga kuksiani 41 vjeçar

Një 41 vjeçar nga Kukësi është prangosur pas akuzave për dhunë në familje.

Sipas informacioneve, M.N. ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që ishte vendosur për bashkëshorten e tij, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim për po të njëjtën akuzë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.11.2020, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes së menjehershme të vendosur nga Gjykata për bashkëshorten e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj“, njoftohet.

Sakaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë për procedura të mëtejshme.

SHKARKO APP