Shkelin orarin policor dhe nuk mbajnë maskën, policia dënon 2263 qytetarë

Mbi 2600 qytetarë janë gjobitur brenda dy ditësh për mos respektim të masave anticovid gjatë fundjavës. Policia në një bilanc të punës së saj thotë se  2263 shtetas janë ndëshkuar për mosvendosjen e maskave mbrojtëse.

Shërbimet e policisë rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 331 shtetas që udhëtonin me mjete private me persona të cilët nuk kishin lidhje familjare.

Gjithashtu, kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së qarkullimit 63 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin pa autorizim pas orës 20:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrolleve 17 shtetas kanë refuzuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit dhe për këtë arsye janë shoqëruar në ambientet e Policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjashtë administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu me masë administrative 10.000 lekë janë ndëshkuar 73 shtetas që lëviznin në këmbë pas orës 20:00 pa arsye të domosdoshme.

Policia e shtetit i bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të respektojnë orën policore dhe masat anticovid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?