Shkelja e qëndrimit në Shengen, ja gjoba e majme. E pësojnë 10 emigrantë shqiptarë

Siç e tha edhe kryeministri Edi Rama, që nga situata me Covid-19 u pa e udhës që të mbyllen të gjithë kufijtë por ky vendim penalizoi të gjithë ata emigrantë shqiptarë që shkelën lejen e qëndrimit 3 mujor. Qytetarët shqiptarë që nuk janë rezidentë në Greqi, pra shkojnë me 3-mujor, do t’u shtyhet afati me një muaj.

Në udhëzimin që kanë marrë autoritetet greke në Kakavijë, nga qeveria shqiptare u sqarohen se në bazë të arritjes së marrëveshjes mes dy vende, nuk do të gjobitet asnjë shqiptar që i ka mbaruar afati i qëndrimit pas 31 marsit, që përkon me mbylljen e kufijve. Që do të thotë se çdo shqiptar që i ka mbaruar afati para kësaj datë, pra 31 mars, do të gjobitet sipas ligjit me shumën e 1200 eurove.

Nga ana tjetër, sa i përket situatës aktuale në Kakavijë, vetëm 2 emigrantë ndodhen në zonën neutrale, një pjesë janë kthyer në Greqi, e ndërsa 10 të tjerë kanë kaluar kufirin në këmbë për pasojë këta të fundit janë gjobitur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?