Shkelja ligjore/Pse Edi Rama duhet përjashtuar nga Kuvendi
Ndërsa akuzonte Presidentin, Kryeministri Edi Rama ka shkelur me të dy këmbët sot Rregulloren e Kuvendit, e cila ka vlerën juridike të një ligji për funksionimin e Parlamentit.
Gjatë fjalimit në Kuvend, Kryeministri në mënyrë jo etike dhe anti parlamentare ka fyer figurën e Presidentit të Republikës, si institucion kryesor i shtetit. Ndëshkimi për fyerje të tilla është përjashtim nga Kuvendi për 10 ditë.
Neni 65 i Rregullores së Kuvendit, i miratuar edhe me votat e PS thotë qartë se deputeti apo zyrtari që flet në foltore përjashtohet nga seanca dhe Kuvendi kur bën shkelje të tilla.
“RREGULLORJA E KUVENDIT
Neni 65
Kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë që pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave ose përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës apo institucione të tjera shtetërore ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë. Ndalimi i pjesëmarrjes vendoset nga Byroja e Kuvendit me propozimin e drejtuesit të seancës ose propozimit me shkrim të jo më pak se 7 deputetëve. Mbledhja e Byrosë së Kuvendit zhvillohet brenda 48 orëve dhe deputeti, ndaj të cilit kërkohet marrja e masës disiplinore, ka të drejtë të marrë pjesë në të për të paraqitur qëndrimin e tij. Masa displinore e ndalimit të pjesëmarrjes në seancë plenare dhe në komisione shoqërohet me sanksion financiar të mbajtjes së pagës së deputetit për aq ditë sa është marrë masa disiplinore. Në rast se deputeti përpiqet të hyjë në sallën e seancës plenare ose të komisioneve përpara mbarimit të kësaj mase ndërshkimore, afati i masës dyfishohet”.
KOHA JONË SONDAZH

