Shkelje ligjore në 331 dosje, KLSH çon për kallëzim penal dy ish-drejtorë të ALUIZN-it

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Dibër për periudhën 1 Janar 2015 deri më 30 Prill 2018.

Nga ky auditim, janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore për te cilat KLSH i ka përcjell ALUIZNIT Dibër gjetjet dhe rekomandimet përfundimtare si dhe ka përcjellë kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për SH.T dhe N.K ish Drejtorë, F.R Hartograf dhe V.GJ juriste të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Dibër:

Sipas KLSH, drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Qarku Dibër nuk ka ndjekur procedurat ligjore për 331 dosjet e dala nga arkiva të kualifikuara, duke shkelur afatet ligjore për shqyrtimin administrativ për legalizim, dhe duke krijuar ndikime negative tek qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?