Shkeljet në dogana, tatime e tenderë. 10 kallëzime penale nga KLSH
4.4 mld lekë ose 35.8 mln lekë dëm ekonomik i kanë sjellë buxhetit të shtetit 34 institucione në vend. Dëmi është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për gjysmën e parë të vitit të 2020, ndërsa në raport e publikuar së fundmi nuk është përfshirë vlerësimi final për 55 institucione te tjera.
Në periudhën janar-qershor konstatohet se parregullsitë dhe shkeljet financiare, në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera me dëm ekonomik janë 2,18 mld lekë ose 17,5 milionë euro. I njëjti raport vlerëson se ka konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 2,28 mld lekë, afërsisht 18.3 milionë euro.
Por cilat janë fushat ku janë konstatuar edhe shkeljet më të mëdha? Sipas KLSH kryesojnë tatim-taksat në vlerën mbi 1 miliard lekë, ndërsa në Dogana ky dëm është mbi 453 milionë lekë.
Ndërkohë, edhe moszbatimi i procedurave në dhënien tenderëve publikë, vijon të mbetet shqetësim për buxhetin e shtetit. Dëmi ekonomik i rezultuar në fushën e prokurimit të nevojave për mallra/shërbime/investime publike, kap vlerën e 336 milionë lekëve. KLSH i ka përcjellë prokurorisë 10 kallëzime dhe indicie penale për shkeljet e gjetura në periudhën janar-qershor 2020.