Shkëlqim Hajdari mesazh prekës për mjekun: Ike i bardhë si bluza që mbajte!

Koronavirusi ka sjellë humbje të mëdha njerëzore. Bluzat e bardha, janë po aq të rrezikuara. Për fat të keq, Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Mihal Kerci, mjek anestezist ka ndërruar jetë në spital, pas disa ditësh që ishte shtruar. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Anesteziatëve, e cila paraprakisht kishte njoftuar të premten se gjendja e mjekut ishte përkeqësuar. Profesor Kerci ishte njëkohësisht dhe kreu i kësaj shoqate. 72-vjeçari gjendej nën asistencë respiratore, dhe nën kujdesin e mjekëve, por sërish nuk arriti që të fitojë betejën kundër koronavirusit vdekjeprurës.

Në morinë e ngushëllimeve, një koment i ndjerë ka ardhur nga konstitucionalisti, njëkohësisht dhe Inspektor i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari. Ai shprehet në një status në rrjetet sociale, se Mihal Kerci mbeti besnik i betimit të mjekut, ku i shërbeu çdo qytetari me përkushtim e pa dallim.

Mesazhi

Prof. Dok. Mihal Kerci, Kryetar i Shoqates së Anestezi- Reanimatoreve te Shqiperisë.

Per gjysem shekulli ky njeri mbeti besnik i betimit te mjekut, i sherbeu çdo njeriu me perkushtim e pa dallim.Puna e reanimatorit është më e veshtira por dhe më njerezorja e fushes së mjeksise. Dhe per ta kryer ate, ne sherbim e sherim te njerezve, duhet të jesh profesionist dhe njerezor. Misha i kishte te dyja dhe i tille mbeti deri ne fund.

Ngushellime të thella familjes së mrekullueshme Kerci.

Lamtumire miku im dhe i shume te tjereve, qe mbete i bardhë si bluza me të cilen i sherbeve çdo njeriu!

 

SHKARKO APP