Shkëlzen Berisha: 1500 euro një pikturë e Ramës, 1300 euro një shqiptar

Djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, komentoi në rrjetin social FB ekspozitën e fundit të kryeministrit Edi Rama në Gjermani.

“Nderkohe qe numri i azilkerkuesve shqiptare ne Gjermani vetem per 2015 po shkon drejt 50.000, kryeministri jovetem nuk ka shkuar kurre ti takoje e degjoje per aresyet qe i shtyjne te largohen dhe kushtet ku akomodohen, por ka vendosur te cele nje ekspozite vetiake pikture, pikerisht ne vendin me nr me te madh te azilkerkuesve shqiptare ne BE.

Ne fakt Rama ka hapur shume ekspozita njeheresh ne gjithe Gjermanine por vetem ne njeren syresh ekspozon punet e tij si piktor. Ne pjesen me te madhe ekspozitave te shperndara ne te kater anet e Gjermanise, atyre qe kane dhjetera mijera "punime" e me mijera vizitore, staf, punonjes sigurie e mbi te githa vemendje mediatike kombetare dhe nderkombetare, ekspozohen dhimbshem para gjithe botes "punet" e Rames si kryeminister.

Sipas raportimeve nje pikture e Rames ne ekspoziten e tij si piktor shitet 1500 euro, ndersa nje shqiptari ne ekspozitat e Rames si kryeminister i ofrohen 1300 euro nga shteti gjerman, per t'u kthyer andej nga ka ardhur.

E di qe punimet e tij si piktor per momentin shiten pak me shume se "punimet" e tij si kryeminister por keto te fundit jane me te shumta ne nr dhe te ekspozuara kudo. Mbase eshte momenti te kuptoje se "fiton" me shume duke mbyllur ekspozitat e tij si kryeminister sesa duke celur ato si piktor,” shkruan Berisha.

SHKARKO APP