Shkëlzen Berisha dëshmon në Prokurorinë e Tiranës

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha ka mbërritur në prokurorinë e Tiranës rreth orës 18:00 për të dhënë dëshminë e tij lidhur me privatizimin e CEZ, raporton “Report TV”. Report TV ka mundur të identifikojë zyrën e prokurorit Ardian Braho në katin e pestë të Prokurorisë me drita të ndezura. Fakt i cili sugjeron se diçka po ndodhte në atë zyrë, atë orë, kur të gjitha dritat e zyrave të tjera ishin të fikura. Por fshehtësia e plotë dhe misteri që rrethon marrjen në pyetje të Shkëlzen Berishës, shtohet edhe më shumë se kush e largoi me një makinë, nga Prokuroria pasi mbaroi rrëfimin e tij përpara prokurorëve.

Pamjet ekskluzive të Report TV kanë fiksuar këtë makinë tip BMW me xhama të errët, që hyn për pak minuta në prokurorinë e Tiranës dhe del menjëherë. Shqiptarja.com

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Report TV - 'CEZ', dëshmon në Prokurori Shkëlzen Berisha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?