Shkëlzeni: Berisha solli Bushin dhe Klinton, Rama na prishi me SHBA-­të

 

I biri i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka kryer një analizë mbi ngjarjet që kanë lidhje me diplomacinë. Kështu, ai shkruan se Rama na ka prishur me SHBA-­të, ndërkohë që pohon se kur ishte kryeministër babai i tij, Shqipërinë e vizituan Bush dhe Clinton.

“Ne fillim te dhjetorit sekretari amerikan John Kerry do te vizitoje Prishtinen, Beogradin , Athinen por jo Tiranen. Vetem dy vjet pas ardhjes ne pushtet Rama ja ka dale me sukses te plote te nxjerre veten e per rrjedhoje Shqiperine nga axhenda e qeverise se SHBA. Mediat e kontrolluara prejt tij po perpiqen ta paraqesin Ramen si viktime te irelevances qe percjell Shqiperia per administraten e larte amerikane, por ky “justifikim” kontraston, jovetem me vizitat e presidentit Bush dhe sekretares se shtetit Klinton ne Tirane, kur vendi qeverisej nga e djathta, por dhe me tezat e vete Rames se ne Nato, u futem jo per merite, por se na donte SHBA. Shmangia e Shqiperise nga axhenda ballkanike e sekretarit Kerry dhe mungesa e takimeve te Rames (ne dallim me cdo lider tjeter te rajonit) ne Departamentin e Shtetit apo Shtepine e Bardhe, tregon se nuk eshte Rama viktime e (pa)rendesise se Shqiperise, por eshte Shqiperia dhe interesi i saj kombetar, viktime e izolimit qe i behet Rames. Kete izolim ai e ka siguruar permes lojes se papergjegjshme, qe beri me administraten me te larte amerikane me premtim mashtrimet per marrjen e armeve kimike. E ka fituar duke e kthyer (ashtu sic thote nje deputet i tij) parlamentin e Shqiperise, ku do duhej te fliste sekretari i shtetit, ne nje konkurent te denje per institucionet e vuajtjes se denimit. E ka merituar, per injorimin dhe kokefortesine ndaj thirrjeve nominale te komunitetit nderkombetar gjate zgjedhjeve lokale per te terhequr nga gara kandidatet e inkriminuar, duke zgjedhur modelin e Haxhi Qamilit qe dikur sfidonte boten me fshataret e Durresit dhe Kavajes. E ka arritur fale nderprerjes se aksioneve nderkombetare kunder trafikut te droges per te lene deputetet trafikante te “shkojne” ne pune te vet. Duke fshehur me muaj mandat arrestet e interpolit per deputetet e tij. Duke lene vrasesit e qytetareve te dalin te lire nga rajonet e policise pa asnje hetim. Duke vulosur pasaporten e vrasesit te policit, qe denimin e perjetshem te marre pas vetem 24 oresh, ta kalonte i qete ne liri dhe arrati. Keto jane aresyet perse sekretari Kerry do te jete ne Beograd, Prishtine, Athine por jo ne Tirane. Rama ka bare zgjedhjet e tij duke penalizuar veten. Eshte koha te mos lejojme qe ato te na penalizojne dhe izolojne te gjitheve“, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?