Shkëmbi i shemb shtëpinë dhe zë poshtë 25-vjeçarin

Kjo që ka ndodhur në Përmet është e tmerrshme. Një 25-vjeçar ka mbetur i bllokuar në banesë, pasi një masë shkëmbore është shkëputur nga mali dhe i shembi shtëpinë.

Policia njofton se i riu ka mbetur i bllokuar në pamundësi për të lëvizur, pasi masivi shkëmbor i ka zënë gjymtyrët e poshtme.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe shërbimi i zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur dhe lëvizjen e masës shkëmbore, ndërsa me matrapik dhe mjete të tjera arritën të lëviznin prej aty të riun.

Përmet

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari e ka pasur të pamundur të lëvizë pasi një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.

SHKARKO APP