Shkëmbi i zuri këmbët, familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e 25-vjeçarit

Dhimitri Vangjeli, arriti të shpëtonte pasi një masiv shkëmbor ra mbi dhomën e tij ndërsa po flinte. Një masiv shkëmbor rrëshqiti nga mali dhe ra mbi banesën e tij në fshatin Çarçovë në Përmet më 22 janar të këtij viti.

Sot 25-vjeçari ndodhet në Janinë, ku po merr trajtimet mjekësore, por këmba me të cilën mbajti edhe peshën e shkëmbit është në gjendje kritike. Familjarët nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e kurimit, ndërsa aktualisht ndodhen në qiell të hapur.

Ata bëjnë apel për ndihmë për trajtimet mjekësore dhe për rindërtimin e banesës së dëmtuar. Për të gjithë ata që mund ta ndihmojë Dhimitrin mund të futen në linkun e Gofundme.

SHKARKO APP