Shkëmbim zjarri mes dy makinave në qendër të Shkodrës

Një shkëmbim me armë zjarri u regjistrua pak momente më parë në qendër të qytetit të Shkodrës.

Burime paraprake thonë se shkëmbimi i zjarrit është kryer mes pasagjerëve të dy automjeteve, teksa po qarkullonin në afërsi të Teatrit Migjeni.

Sipas korrespondentit tonë në qytetin verior, Bepin Kolvataj dyshohet se në konflikt janë përfshirë dy grupe të rinjsh, të cilët kanë shkëmbyer armë midis tyre.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Zona në fjalë është më e populluara në qytetin verior.

Forcat e policisë shkuan në vendngjarje, duke nisur hetimet.

Policia po pyet dëshmitarët okularë për rastin në mënyrë që të identifikohen targat e automjeteve./ORA

SHKARKO APP