Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Turqi/ Si kanë ndryshuar shifrat këtë vit

Shqipëria ka njohur në muajin shtator të këtij viti një rritje të lehtë të shkëmbimeve tregtare me Turqinë.

Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se në muajin shtator Shqipëria ka eksportuar drejt Turqisë mallra në vlerë 251 milion lekë, duke njohur një rritje në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar ku shkëmbimet ishin 177 milion lekë.

Në rang 9 mujori (janar-shtator) rezulton se këtë vit Shqipëria ka eksportuar 1.6 miliard lekë në një kohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli ishte 1.5 miliardë lekë.

E njëjta tendencë, por më e fortë, konstatohet edhe me importet. Në shtator 2019 Shqipëria importoi nga Turqia mallra me vlerë 5.9 miliard lekë, duke njohur një rritje të ndjeshme në krahasim me shtatorin e vitit 2018, ku niveli i importeve ishte 4.5 miliard lekë.

Edhe në rang 9 mujori, këtë vit rezulton se importet janë rritur ndjeshëm, nga 38 miliardë lekë në 42 miliardë lekë.

SCAN

SHKARKO APP