Shkencën në Shqipëri do ta drejtojë Rama
Shkencën në Shqipëri do ta drejtojë kryeministri Edi Rama, i cili do të jetë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe kërkimit shkencor.
7 ministra të tij, disa përfaqësues të agjencive në varësi të ministrive, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe vetëm 4 përfaqësues nga Universitetet, do të jenë anëtarë të këshillit. Ky organ i ri krijohet me ndryshimin e ligjit për shkencën dhe kërkimin shkencor, i cili ka nisur diskutimet në komisionet parlamentare.
Edhe pse në universitete nuk bëhet shkencë dhe as kërkim i mirëfilltë shkencor, ligji për këtë fushë të rëndësishme ndryshon për të disatën herë. Gjatë diskutimit të projektligjit në komisionin e edukimit, opozita zgjodhi të braktisë seancën për një nga ligjet më të rëndësishme në vend.
Mungesa e demokratëve në komision e lehtësoi pozitën e ministres së arsimit dhe sportit që krah saj projektligjit ishin deputetët e mazhorancës. Sipas Ogerta Manstirliut dhe të vetëve, ligji Iri për shkencën është një nga kushtet e BE për proceset integruese të vendit.