Shkencëtarët japin shpesë: Ky medikament mund të mposhtë Covid-19 në 48 orë
Kërkimet mjekësore për të gjetur një kurë të mundshme për koronavirusin vazhdojnë në të gjithë botën. Një grup shkencëtarësh australianë po kryejnë teste me “Ivermectin”, një ilaç që zakonisht përdoret për të trajtuar sëmundje të tjera. Sipas testimeve, duket se ata arritën në konkluzionin se ai mund të vrasë virusin në 48 orë.
Në studimet e kryera nga Instituti i Biomjekësisë (BDI) në Universitetin Monash nw Melbourne, në bashkëpunim me Institutin Doherty, në fakt u zbulua se “Ivermectin” (antiparasitik i disponueshëm në të gjithë botën dhe i njohur nga Agjensia e Drogave Amerikane) ia del mbanë për të eleminuar ngarkesën virale të koronavirusit në dy ditë.
“Ne zbuluam që edhe një dozë e vetme mund ta eliminojë brenda 48 orëve dhe se ka gjithashtu një ulje të konsiderueshme brenda 24 orëve,”- thanë zyrtarët e studimit në deklaratat e mbledhura nga agjensia e lajmeve spanjolle, Europa Press.