Shkencëtarët na japin shpresë: Nën kontroll COVID 19, kur do të heqim përfundimisht maskat
Vaksinat po funksionojnë aq mirë në vënien nën kontroll të koronavirusit saqë Britania mund të shijojë një verë pa maska për fytyrën, shpresojnë shkencëtarët e No10.
Një prej tyre tha se jeta do të kthehet “shumë shpejt drejt normalitetit” në muajt e ardhshëm pasi më shumë njerëz marrin imunitet nga Covid falë shpërndarjes së vaksinave dhe motit të ngrohtë, i cili ndihmon për të mbajtur rastet poshtë.
Infeksionet në rënie, pranimet në spital dhe vdekjet po bien ashtu siç shpresuan shkencëtarët kur nisi bllokimi. Ato pritet të bien edhe më tej në maj dhe nuk ka shenja që bllokimi do të duhet të zgjatet, ndërsa ligjet e distancimit shoqëror pritet të skadojnë më 21 qershor.
Ndërkohë, një raport i Zyrës për Statistikat Kombëtare tha sot se vetëm një në 610 njerëz në Angli kishte virusin javën e kaluar pavarësisht se dyqanet, lokalet e birrës dhe parukierët u hapën përsëri. Dhe SAGE vlerëson se norma R është ende nën një në të gjithë Anglinë, pavarësisht nga një rritje e vogël në të dhënat e fundit në 0.8 – 1.0.
Gjithastu NHS nuk ka regjistruar një rritje në rezultatet pozitive të testimit, e cila është një tjetër shenjë premtuese.