Shkencëtarët zbulojnë një element tjetër që ndihmon në luftën kundër koronavirusit
Shkencëtarët nga SHBA-ja kanë arritur deri te zbulimi që edhe një element do të mund të ndihmojë dukshëm në luftën kundër coronavirusit
Fjala është substanca e jodit, e cila më së shumti gjendet në alga, në kripën e kuzhinës dhe në peshq të detit.
Hulumtuesi kryesor i kompanisë SAIC, dr. Gary Warren, në punën e tij të botuar në publikimin Researchgate, ka shpjeguar se si dozat e rekomanduara maksimale ditore të jodit çojnë deri në vdekjen e qelizave të infektuara me coronavirus.
Sipas, Warrenit kjo njëherësh edhe pengon përhapjen e virusit.
Marrja e rekomanduar ditore e jodit është nga 1,5 deri 2,4 mg për person, ndërkaq sasia sillet nga pesha trupore.
Warren ka theksuar që, sa më shumë që njerëzit të marrin sasinë e lartë të jodit, edhe mundësia e bartjes së coronavirusit do të mund të bjerë dukshëm. Vetvetiu, edhe vdekshmëria do të zvogëlohej.
Eshtë interesante që disa shtete (si p.sh. Vietnami, Tajlanda apo Filipinet) tashmë kanë filluar të përdorin jodin në mënyrë që të mbrojnë edhe më shumë punëtorët mjekësorë, të cilët luftojnë kundër coronavirusit.
Natyrisht, kjo është vetëm shtesë pajisjeve të obligueshme mbrojtëse, përkatësisht maskave, dorezave dhe skafandrave etj.