Shkencetarja e hapësirës thotë se e kanë përdhunuar alienët në Hënë

 

Një ish-punonjëse e Forcave Ajrore Amerikane ka rrëfyer se ajo është rrëmbyer nga disa alienë, të cilët e kanë përdhunuar disa herë në Hënë. Ajo është Niara Terela Isley, që punonte si oficere për gjurmimin në radar dhe pretendon se e kanë rrëmbyer disa “humanoidë me bisht” dhe më pas e kanë dërguar në një bazë sekretë në Hënë. Isley pretendon se ka bërë seks me alienët.

Ish-punonjësja shprehet se ka punuar në Nevada, por mund të tregojë shumë pak gjëra nga jeta atje. Ajo thotë se është përdhunuar disa herë nga rojet e sigurisë përpara një audience, ndërkohë që i kishin injektuar një ilaç misterioz në qafë.

Niara Terela Isley është shprehur se është marrë 8 apo10 herë në hapësirë gjatë muajve të ndryshëm, kur ajo ishte 25 vjeçe. Më pas ajo ka shtuar se alienët i kanë dhënë për të punuar. Sipas saj, krijesat ishin ngjyrë gri.

“Isha e frikësuar. E dija se nëse duhet të kthehesha tek vajza ime, duhet të bashkëpunoja. Nuk doja të bëja asgjë që mund të më vriste”, është shprehur ajo. Isley, nënë e një fëmije, tani jeton në Kolorado.

SHKARKO APP