Shkëndija elektrike djeg banesën në Shkodër, shpëtohen shtëpitë përreth
Aktualitet E Hënë, 20 Shtator 2021 15:35
Një banesë në lagjen “Liria” në Shkodër është përshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Banesa mësohet se është në pronësi të shtetasit Alfred Gjoni.
Dyshimet paraprake janë që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në shtëpitë ngjitur.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
KOHA JONË SONDAZH

