Shkëndija elektrike shkrumbon banesën në Shkodër

Shkëndija elektrike ka shkrumbuar një banesë në lagjen “Perash”, përballë Medresesë së Shkodrës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa të lënduar.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikes mundësoj fillimisht neutralizimin, e më pas shuarjen e plotë të flakëve ne katin e dyte të pallatit, të cilat vunë në rrezik edhe hyrjet ngjitur.

Verifikimet e para të eksperteve dhe bazuar në dëshmitë e familjareve, kanë treguar se shkak për zjarrin është bërë shkëndija elektrike. Luhatjet e kësaj të fundit kanë bërë që flakët të nisin nga pajisjet elektro – shtëpiake, e më pas të përhapen në pjesën tjetër të dhomës, duke mos lejuar familjarët të shpëtojnë thuajse asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë qënë këto të fundit dhe fqinjët që ndonëse tentuan me mjete rrethanore, e patën të pamundur të “sfidonin” flakët që përhapeshin me shpejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata e krijuar solli panik tek familjet e tjera. Ky nuk është rasti i parë që në Shkodër digjen banesat nga shkëndija elektrike, por deri më sot askush nuk ka marrë qoftë edhe më të voglën përgjegjësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?