Shkëndijë elektrike në një shkollë në Durrës, panikosen nxënësit. Pezullohet mësimi

Një shkëndijë elektrike dhe tymrat e çliruar në një nga shkollat 9-vjeçare të Durrësit kanë panikosur nxënësit dhe stafin pedagogjik këtë mëngjes.

Nxënësit dhe mësuesit kanë dalë jashtë, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë.

Pas ndërprerjes së mësimit, drejtuesit e shkollës kanë vendosur dhe pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme, për shkak të pranisë së tymit në godinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga shërbimi zjarrfikës i Durrësit bëjnë me dije se ka qenë një shkëndijë elektrike në një nga ndriçuesit në katin e parë të shkollës, një neon, që ka shkaktuar djegie dhe çliruar tym.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?