Shkëputja e ashensorit, ndalohet tekniku 49-vjeçar
Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të martë një 49-vjeçar, teknik ashensoresh, pas hetimeve për ngjarjen e një dite më parë, kur në një pallat në rrugën “Don Bosko” të kryeqytetit u shkëput një ashensor, duke shkaktuar plagosjen e një 24-vjeçare.
Shtetasi A.M. dyshohet se, pas kontrollit teknik të ashensorit përpara dy muajsh, ka deklaruar se ai nuk kishte probleme, por ndërkohë nuk ka lëshuar certifikatë sigurie. Ai akuzohet tashmë për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, e do të procedohet më tej nga Prokuroria e Tiranës.
Ashensori i shkëputur një ditë më parë, nga kati i parë në bodrum, teksa në të gjendej 24-vjeçarja, shfrytëzohej jo nga banorët e pallatit ku ishte montuar, por nga një biznes privat, për të cilin punonte edhe e reja.
KOHA JONË SONDAZH

