Shkëputja e ashensorit në “Astir”, banorja: Kishte probleme, hynim me frikë

Në mesnatë një ashensor në një pallat në zonën e Astirit u rrëzua me 5 veta brenda. Ngjarja ndodhi teksa disa banorë të pallatit kishin përfunduar festimet dhe po përcillnin miqtë, por menjëherë më pas tregojnë ata ka pasur një rënie drastike të ashensorit, që bëri që një nga personat të lëndohej rëndë.

Aleksandra Meko, një banore e pallatit dhe një nga dëshmitaret e para që vrapoi për të dhënë ndihmë. Po ashtu thekson se disa herë banorët e kishin shprehur shqetësimin se ashensori kishte problem, pasi disa herë kishte pasur lëkundje dhe ngecje.

“Dëgjuam zhurmën menduam se ishte dhune familjare, thamë të vinim gjithësesi e të lajmëronim policinë, po kur pamë pamë ashensorin që kishte ngelur, pamë vajzën 26-vjeç që ishte lënduar rëndë, dera ishte shkallmuar nga familjarët saj, thuhej që ishin 5 vetë, mes tyre një fëmijë dhe një shtatzënë. Herë pas here ka pas lëkundje, ka pas probleme me servisin. Jemi ankuar te administratori, por s’kemi marrë ndonjë përgjigje. Ashensori here pas here ngecte ose tronditej. Hynim me frikë”, tha ajo.

Deri më tani janë të shoqëruar tre persona. Hetimi i prokurorisë së Tiranës pas pyetjes së tre të shoqëruarve, del që sipas ligjit administratori i pallatit kishte firmosur kontratë me kompaninë e mirëmbajtjes së ashensorëve. Tekniku i mirëmbajtjes së ashensorit dyshohet nuk ka bërë kontrolle dhe as mirëmbajtje.

SHKARKO APP