Shkëputja e skelës që shkaktoi 2 viktima, zbardhet dinamika

Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e Administratorit të punimeve në pallatin ku ndodhi aksidenti fatal në punë, në rrugën ”Faik Konica” në Tiranë.

Pas shembjes së skelës në orët e mesditës, humbën jetën dy punëtorë si edhe mbetën të plagosur rëndë 3 të tjerë të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas dinamikës së ngjarjes, punëtorët po bëheshin gati të çmontonin skelën pasi kishin përfunduar punimet në një pjesë të pallatit dhe do ta montonin në pjesën tjetër të fasadës.

Një pjesë e skelës së katit të parafundit është shkëputur, çka solli për pasojë edhe shembjen e të gjithë strukturës së skelës, duke sjellë edhe aksidentin e rëndë në punë.

SHKARKO APP