Shkodër, 10 mijë banorë pa ujë të pijshëm

10 mijë banorë të fshatit Postribës në Shkodër janë pa ujë, ndaj edhe kanë dalë në protestë. Për ta shkaktar i kësaj situate është ndërtimi i një guroreje, çka bën që uji që vjen në shtëpitë e tyre të jetë i papastër.

Banorët vijojnë protestat, duke pasur vetëm një prej kërkesave më të thjeshta: ujin e pijshëm. Për lejen e kësaj guroreje ata bëjnë përgjegjës ish-ministrin e Mjedisit Lefter Kokën, si dhe kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin.

Autoritetet lokale japin një përgjigje të mjegullt, ku ende nuk është përcaktuar nëse shkaktari i kësaj situate është gurorja apo shiu që turbullon burimin e ujësjellësit.

SHKARKO APP