Shkodër, 5 të arrestuar për kultivim të bimëve narkotike

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas burimeve policore mësohet se nga shërbimet e Komisariatit Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve, Ndoj Vavaci, 35 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë kryeplak i fshatit Temule në Vau Dejës.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Nenmamza”, në fshatin Telume, afër banesës së tij u gjeten dhe u asgjësuan 6 parcela me 163 bimë të dyshuara Canabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Shpërdorim detyre”.

Së bashku me Vavacin, u arrestuan edhe Xhelal Hasani, 53 vjeç, banues në Shkodër. Mergen Hasani, 23 vjeç, banues në Shkodër, si dhe Esat Hasani, 21 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forcat e Policisë të Komisariatit Shkodër në banesën e tyre në afërsi të shtëpisë janë gjetur të kultivuara bimë narkotike Canabis Sattiva, gjithashtu gjatë kontrollit në pronën e tyre janë gjetur bimë narkotike në proçes tharje si dhe një qese me 600 gram bimë narkotike e tharë.

Po gjatë kontrollit të banesës është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe1 armë zjarri automatike me dy krëhëra me fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Prodhim dhe  shitje narkotikesh”, “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” të kryera në bashkëpunim.

Në vijim të operacionit është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Erhaid Nurej, 21 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë për veprën penale kultivim i bimëve narkotike pasi në territorin e banesës së tij kishte kultivuar bimë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi bimëve narkotike”.

SHKARKO APP