Shkodër, arrestohet Nënkomisari për korrupsion

 

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot nënkomisarin Ardian Çuli për korrupsion.  Sipas njoftimit të policisë, N/Komisar Ardian Çuli akuzohet, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

“Arrestimi i punonjësit të policisë Çuli u krye si rezultat i një hetimi 2 mujor nga SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat), në MPB, në bashkëpunim me njësinë Task-Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në funksion të një procedimi penal regjistruar në vitin 2015. Hetimet kanë provuar se në disa raste, duke shpërdoruar detyrën, oficeri i policisë lejonte kundrejt përfitimit, shtetas të ndryshëm të prisnin dhe regëtonin drurët e pyjeve në mënyrë të kundraligjshme”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

SHKARKO APP