Shkodër, banorët: Deklarata e Mesit, çnjerëzore (VIDEO)

Prej 20 ditësh, qarku i Shkodrës nuk ka qetësi ka përmbytjet, ku situata vijon të jetë alarmante. Shumë njësi administrative janë nën ujë, ndërsa banorët janë të izoluar dhe pa ujë të pijshëm.

Pas deklaratës së Zv/Kryeministres, Senida Mesi, e cila ka thënë se nuk do ketë shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, pasi ministria e Mbrojtjes dhe ushtria kanë ndihmuar banorët, ka reaguar administratori i njësisë në Dajç, Gjovalin Darragjati.

Darragjati e ka cilësuar çnjerëzore këtë qëndrim, pasi argjinaturat janë të dëmtuara dhe shumë zona vijojnë të mbeten të bllokuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Situata kritike, banorët janë të izoluar dhe pa ujë të pijshëm dhe fëmijët pa shkollë. Deklarata e zv kryeministres Mesi nuk është njerëzore, çfarë presin për të shpallur gjendjen e emergjencës. Jemi në ditën më të keqe dhe janë dëmtuar argjinaturat. Mesazhi im për qeverinë, trajtojini këto njerëz si shqiptarë”,-ka thënë Darragjati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?