Shkodër, Covid-19 i merr jetën gazetarit të njohur

Humb betejën me virusin Covid 19 gazetari Lekë Plani.

Ai ka punuar për vite me radhë në radio Shkodra dhe si korrespondent i Deutsche Welle.

Plani gjithashtu ishte pjesë e organizimeve të ndryshme artistike të qytetit të Shkodrës, si pjesë e korit Prenk Jakova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëpunëtor në organizime të ekspozitave të ndryshme artistike dhe promovues i vlerave të qytetit të Shkodrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne fushën e gazetarisë ai dha një kontribut me emisionet historiko kulturore në momente të rëndësishme qe kaloi vendi ynë, veçanërisht në momente të vështira.

Edhe pse luftoi për disa javë me virusin në spitalin e Shkodrës dhe më pas në Tirane, ai nuk arriti ta fitojë betejën me këtë armik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?