Shkodër, grabitën dhe vranë një grua, në pranga edhe mbesa e viktimës

Tre muaj pas një grabitje në Shkodër, ku mbeti e vrarë edhe një grua, policia ka mundur të zbardhë ngjarjen e rëndë dhe të arrestojë dy të rinj, ku figuron edhe një vajzë.

Agjentët e policisë së Shkodrës kanë arritur të zbardhin në ditët e fundit një vjedhje të verifikuar në shkurt të këtij viti, që përfundoi me vdekjen e një shtetaseje. Policia rajonale e këtij qyteti njoftoi se ka arrestuar autorët e ngjarjes.

Sipas burimeve zyrtare, policia ka vënë në pranga dy persona, përkatësisht shtetasit Erando Qatipi, 27 vjeç nga Tirana, si dhe Gjoana Hila, 32 vjeçe, po nga kryeqyteti dhe njëkohësisht mbesë e viktimës.

Vjedhja me pasojë vdekjen e shtetases me iniciale A.H. ndodhi më 25 shkurt të këtij viti, kur dy të rinjtë që në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vodhën viktimës disa bizhuteri floriri, mes të cilëve dy unaza dhe një orë, si dhe një shumë parash.

SHKARKO APP