Shkodër, i futen në banesë, e grabisin dhe i presin veshin

Një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Kuç të Shkodrës. Persona të armatosur kanë hyrë në banesën e një 83-vjeçari. Fadil Shahini është dhunuar dhe grabitësit i kanë prerë edhe veshin.

Grabitësit kanë dhunuar edhe bashkëshorten e Shahinit.

Të moshuarit jetonin vetëm pasi fëmijët e tyre ishin në emigracion.

Kryeplaku i fshatit Kujtim Toska tha se tërë banorët kanë mbetur të tmerruar.

SHKARKO APP